Udhëtim me votën e shqiptarëve në zgjedhje. Top Albania Radio vjen me një maratonë informative dhe analitike me raportime nga terreni dhe opinionistë për të sjellë në kohë reale gjithçka do ndodhë ditën e zgjedhjeve më 11 Maj dhe ditët në vijim deri në daljen e rezultatit të plotë me “Shqipëria Vendos – Zgjedhjet 2025”.
Nën drejtimin e gazetarit Blendi Salaj, Top Albania Radio ju sjell një maratonë zgjedhore me raportime të gazetarëve të Top Media nga çdo cep i Shqipërisë – shoqëruar me analiza në studio, intervista me protagonistët dhe rezultatet e çdo qyteti.
E ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike ka qenë gazetarja e njohur Kristi Gongo, e cila ka raportuar në lidhje me ecurinë e votimit dhe teksa po diskutonte së bashku me Blendi Salaj për Ervin Salianjin dhe momentin e tij të votimit nga burgu. Ajo shtoi se:
Një emër tjetër që nuk e di nëse ka votuar ose jo, por që i jepej e drejta e votës ishte edhe personazhi shumë i përmendur në media Dan Hutra. Ai që ka kryer krimin e tmerrshëm. Për sa kohë nuk ka një vendim të fornës së prerë atij i lejohej e drejta e votës, por patjetër Kodi Zgjedhor parashikon disa përjashtime për të burgosurit të cilët kanë kryer vepra të rënda kriminale dhe nuk u lejohet të ushtrojnë të drejtën e votës. Në burgun e Fierit ishte 401 të burgosur të cilët kishin të drejtën e votës por që duhet të presim deri në orën 19: 00 për të parë se sa do të jetë numri total i atyre që e kanë ushtruar këtë të drejtë.