Partia Socialiste kërkoi që të ndërpriten diskutimet dhe të kalojnë në votimin e projektligjeve.
Pavarësisht tensioneve dhe ndërprerjeve të opozitës, u votua që të kalohet në votim. Seanca plenare u ndërpre disa herë, fillimisht pas tensioneve të demokratëve në foltore.
Më pas rikthimi ishte po i njëjtë ku Klevis Balliu më pas u përplas fizikisht me Taulant Ballën.
“Unë e mirëkuptoj shumë që kjo nuk ka të bëjë fare me çfarë u keqkuptua në atë fjalë, por do kisha dashur shumë që të kishim reaguar njësojë kur u fyer njëra prej kolege këtu dhe nuk u kërkuar as falje. Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, pash që nuk u kërkua falje dhe as nuk u mor mundimi për çfarë nuk u tha dhe në adresë të familjes time dhe motrave të mia të Grupit Parlamentar. Unë e kuptojë që këtu po rritet tensioni. Një gjë po jua them sot, ju Shqipërisë, ju neve, s’po e them po, po harrojeni se ju na pengoni ne në punën tonë. Kërkojë të kalojmë në votim”, deklaroi Balla gjatë seancës.