Aktualitet

Çfarë po hamë? Eksperimenti tregon përdoruesit e ngjyruesve te buka

Buka e zezë në Shqipëri është me ngjyrues. Top Channel zbuloi se ushqimi që konsumojmë çdo ditë në tre vakte, është i pasigurt. E futur në ujë për 60 minuta buka e zezë dhe ajo integrale lëshon ngjyrë, çka do të thotë se gjatë përgatitjes është përdorur ngjyrues ushqimor. Eksperti ushqimor Abdyl Sinani theksoi se buka nuk duhet të lëshojë ngjyrë. Sipas tij kjo tregon se milellit të bardhë i hidhet ngjyrues që dëmton rëndë shëndetin e njeriut, deri në kancer.