Showbiz

Chrissy Teigen sulmohet verbalisht nga një protestues

Dita e djeshme nuk ka qenë aspak e qetë për modelen dhe moderatoren Chrissy Teigen.

Bashkëshortja e këngëtarit John Legend është sulmuar verbalisht nga një protestues në Nee York për faktin se ajo nuk është vegjetariane.

“Je një vrasëse e pashpirt. Duhet të të vijë turp nga vetja, pse i urren kaq shumë kafshët, pse?” ,-ulëriste protestuesi ndërkohë që trupërojet po e mbronin nga një sulm i mundshëm fizik.

Chirssy Teigen është munduar ta kalojë këtë moment me qetësi duke mos i kthyer fare përgjigje personit që po e sulmonte.