Botë e Çuditshme

Çifti pensionist kërkon që kulla 42 milionë euroshe në Londër të shembet, arsyeja QESHARAKE!

Një çift që zotëron një apartament prej rreth 1.2 milion euro në South Bank të Londrës është i pakënaqur me një bllok pranë tyre. Kjo për faktin se blloku masiv 17-katësh zyrash po bllokon dritën që të hyjë në banesën e tyre duke i penguar ata të lexojnë. Stephen dhe Jennifer Powell, të cilët jetojnë në katin e gjashtë të bllokut të tyre të apartamenteve dhe janë në pension, mendojnë se çështja është aq e keqe sa duan të rrëzohet kulla Arbor. Dyshja besojnë se kjo po bllokon ‘të drejtën e tyre për dritë’.

Por avokatët thanë se mënyra më e mirë për të zgjidhur çështjen është që çifti të ndezë dritën. Zoti dhe zonja Powell kanë jetuar në apartamentin e tyre që nga viti 2002, ndërsa Cooper u zhvendos në të tijin në vitin 2021. Ndërkaq, kulla Arbor u ndërtua në vitin 2019.