Sport

Cilët janë futbollistët shqiptarë në “Euro 2020”?!

Shqipëria nuk është pjesëmarrëse në Kampionatin Europian të Futbollit 2020, “Euro 2020”, por kjo nuk i ka ndaluar shqiptarët të jenë pjesë e saj.

Në këtë event madhështor do të marrin pjesë 9 lojtarë me origjinë shqiptare ku tre ndër ta luajnë me Zvicrën, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Admir Mehmedi.

Ndërsa gjashtë të tjerët me Maqedoninë e Veriut, Visar Musliu, Egzon Bejtullai, Ezgjan Alioski, Arijan Ademi, Enis Bardhi dhe fantaziati i Partizanit Ferhan Hasani.

Kujtojmë se këta të fundit, për herë të parë në histori janë kualifikuar në Europian.