Forma e dobët që po kalon Mançester Siti ka vënë dukshëm në vështirësi Pep Guardiolën, i cili po përballet me një seri të pazakontë rezultatesh që nuk e kishte ndeshur asnjëherë më parë në karrierën e tij në pankinë. Një fitore në 12 ndeshjet e fundit është një bilanc i tmerrshëm për teknikun, i cili tashmë po tregon edhe anën e tij të “errët”.
Tekniku i Manchester Cityt, Guardiola, në konferencë para ndeshjes së Premier League ndaj Everton tha se skuadra nuk ka kohë për të pushuar as për krishtlindje, pasi ka një punë të madhe përpara. Numri një i pankinës së kampionëve të Anglisë vuri theksin te fakti se skuadra, duhet të rikthehet në “shina”, duke larguar përfundimisht krizën.
LEXO EDHE: Arsenal shkëlqen ndaj Crystal Palace, City bie keq në Birmingham
“Ne do stërvitemi sot pasdite dhe nesër në mbrëmje. Pastaj do të qëndrojmë këtu dhe do të luajmë në Boxing Day. Megjithatë, sot pas seancës, lojtarët e mi do të qëndrojnë në shtëpi me familjet e tyre, pastaj edhe nesër në mëngjes. Pastaj do të stërvis dhe shpresoj që nesër në mbrëmje të gjithë duan të jenë këtu (në qendrën stërvitore) sepse është detyra jonë”.
LEXO EDHE: Liverpool shkatërron Tottenham-in, e mposht 3-6 në Londër! Të kuqtë kryesojnë Premier League
“Por si është situata me të dëmtuarit? A do të jenë të disponueshëm Stones? Siç thashë ne stërvitemi sot pasdite, kështu që do të shohim sa lojtarë do të kemi në dispozicion. Për momentin nuk e di”- tha ai.