Në Londër u shënuan nëntë gola, me Tottenham që ra në shtëpi duke u “shkërmoqur” 3-6 nga Liverpooli. Salah ishte ylli i mbrëmjes me dy gola dhe dy asiste.
Ndeshja u zhbllokua nga Diaz pas 23 minutave për miqtë, para se Mac Allister të shënonte të dytin. Maddison shkurtoi për momentin, ndërsa në fund të pjesës së parë Szoboszlai shënoi golin e tretë për Liverpool.
Në fraksionin e dytë ishte radha e Salah që të shënonte dy gola para se Spurs të shkurtonin me Kulusevksi dhe Solanke. Duhej sërish Diaz me golin e dytë personal për të mbyllur ndeshjen 3-6.
LEXO EDHE: Arsenal shkëlqen ndaj Crystal Palace, City bie keq në Birmingham
Më 39 pikë Liverpooli (një ndeshje më pak) kryeson Premier League, ndjekur nga Chelsea, Arsenal dhe Nottingham. Tottenham me 23 pikë mban vendin e 11-të.
Po sot, në “Old Trafford” Manchester United u turpërua 0-3 nga Bournemouth. Miqtë janë surpriza e këtij sezoni dhe për momentin ndodhen në zonën evropiane. Goli i parë i ndeshjes u shënua nga Huijsen në minutën e 29-të, ndërsa në pjesën e dytë shënuan Kluivert dhe Semenyo. Pas triumfit në derbin kundër Man. Cityt, “Djajtë e Kuq” rikthehen te humbjet dhe nuk kanë vazhdimësi. Me 22 pikë United mbetet në vendin e 13-të, teksa Bournemouth me 28 pikë ngjitet në vendin e pestë.
Chelsea i Marescas u ndal në barazim 0-0 në “Godison Park”, nga Everton.
Premier League përcillet LIVE në Digitalb.