Sport

CR7, 2 vjet burg dhe 18.8 mln euro gjobë

Ndërsa ndodhet në Rusi në pritje të ndeshjes së orës 20:00 ku Portugalia përballet me Spanjën, Cristiano Ronaldo është dënuar me 2 vjet burg nga një gjykatë spanjolle dhe një gjobë prej 18.8 milionë euro për fshehje të të ardhurave. Dënimi do të kryhet në liri me kusht. Sipas “El Mundo”, Ronaldo do të shlyejë detyrimet e tij fiskale, duke marrë përgjegjësitë për 4 vite.