Sulmuesi i Juventusit është gati të shkojë drejt altarit. Së fundmi ai mendohet se i ka propozuar për martesë të dashurës së tij, Georgina Rodriguez.
Propozimi ka ardhur gjatë një udhëtimi familjar në Londër ku të pranishëm ishin edhe prindërit e dyshes. Modelja bukuroshe duket se ka thënë menjëherë ‘Po’ madje ka provuar edhe disa fustane nuserie gjatë qëndrimit të tyre në kryeqytetin britanik.
Dyshja të cilët janë prindër të një vajze 1-vjeçare janë njohur rreth dy vite më parë në një ndër dyqanet Gucci ku Georgina punonte si asistente shitjeje.