Muaj më parë modelja Kathryne Mayorga ngriti akuza kundrejt yllit të Real Madrid, Cristiano Ronaldo me pretendimin se ky i fundit e ka përdhunuar.
Sipas saj, ngjarja ka ndodhur në vitin 2009 në suitën e një hoteli në Las Vegas, ku modelja ishte e ftuar nga sportisti.
Gjykata e Las Vegas pas muajsh të tëra hetimi vendosi ta hedhë poshtë çështjen pasi nuk ka prova të mjaftueshme se Mayorga është përdhunuar nga Ronaldo.