Showbiz

Cristiano Ronaldo paguan një shumë të madhe parash për të tërhequr akuzat e përdhunimit

Pak kohë më parë edhe Cristiano Ronaldo ashtu si shumë personazhe të tjerë publikë është akuzuar për ngacmime seksuale dhe përdhunime.

Mësuesja Kathyen Mayorga e akuzoi yllin e futbollit se ai e kishte përdhunuar në një dhomë hoteli në Las Vegas. Fillimisht përfaqësuesit e tij u shprehën se kjo marrëdhënie ndodhi me pëlqimin e të dyja palëve më pas e kanë paguar vajzën plot 375 mijë dollarë për të nënshkruar një marrëveshje konfidencialiteti dhe tërheqje akuzash.

Karthyn u shpreh se kjo marrëveshje u bë në një moment kur ajo ishte emocionalisht e rënduar dhe përfaqësuesit e Ronaldos kanë përfituar nga ajo. Marrëveshja u konsiderua e pavlefshme nga gjykata ku u theksua se mësuesja nuk ka prova të mjaftueshme për akuzat e saj.