Mbrëmjen e sotme është futur një tjetër banor në shtëpinë e BBV, ai është Flori.
Flori është një personazh i njohur në Tik Tok, sidomos për batutat e tij dhe reklamimin e makinave për shitje. Prezantimi i tij si banor ishte mjaft i veçantë dhe i pazakontë sepse u shfaq mbi një kalë në Arenë.

Pothuajse në fund të Prime-t të kësaj mbrëmje u prezantua dhe banori i dytë i ri në këtë mbrëmje në Big Brother VIP Albania 5.
Ai është këngëtari i njohur Erik Lloshi.
Për të do të jetë një sfidë siç tha, por është gati për lojë.