Showbiz

Dafina i bashkohet protestës për mbrojtjen e të drejtave të femrave në Kosovë

Pas skandalit seksual që tronditi Kosovën ditën e kaluar ku një profesor dhe një polic kishin përdhunuar në vajzë 16-vjeçare, banorët e Drenasit u ngritën për të protestuar.

Vala e saj rrëmbeu vëmendjen e personazheve të famshëm si Nora Istrefi dhe së fundmi Dafina Zeqiri. Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar ka dalë të protestojë dhe me pankartë në dorë ku shkruan “Bac edhe sa thirrje” u kërkon të gjithëve t’i bashkohen për të mbrojtur të drejtat e femrave.

“Kjo protestë është pak krahas asaj çka duhet bërë për t’u parandaluar dhe ndëshkuar dukuritë e tilla në vendin tonë, ku vajzat, si ato të reja në moshë, e po ashtu ato më të rritura, ngacmohen seksualisht, dhunohen, e mbi të gjitha, nuk kanë as ku të ankohen ose të kërkojnë ndihmë” ,-shkruan ajo ndër të tjera në një postim në Instagram.