Showbiz

Dafina konfirmon ndarjen nga i dashuri?!

Prej një kohe të gjatë këngëtarja shumë e dashur për publikun Dafina Zeqiri u zhvendos në Shtetet e Bashkuara për të tejçuar talentin e saj në muzikë jashtë kufijve por edhe për të qenë pranë të dashurit të saj.

Këngëtarja bukuroshe ka qenë në një lidhje me një djalë të quajtur Jose nga Republika Domenikane. Që nga koha që ajo është rikthyer në Kosovë nuk ka ndarë me ndjekësit e saj asnjë foto me partnerit madje edhe ato të cilat i ka publikuar kohë më parë i ka fshirë.

Teksa të gjithë duan të dinë nëse është apo jo single, vetë këngëtarja nëpëmjet një meme-je qesharake mund të ketë lënë të nënkuptohet se ata janë ndarë dhe momentalisht ajo nuk është në një marrëdhënie.