Showbiz

Dafina larg perfektes, këngëtarja zbulon defektet e trupit të saj dhe ka një mesazh për publikun

Këngëtarja shumë e dashur e publikut gjithmonë është treguar transparente me fansat e saj duke zbuluar shpeshherë ato defektet e vogla që gjithësecili prej nesh i ka.

Me anë të një postimi në rrjetin social Instagram ajo zbuloi se ashtu si të gjitha vajzat e tjera edhe ajo ka celulit, variçe si dhe strija të cilat i adhuron.

Dafina vendosi të japë një mesazh për të gjithë njerëzit që të duan veten e tyre ashtu siç janë, pasi përtej Instagramit askush nuk është perfekt.