Bota

Dalai Lama mbush 90 vjeç: Shpresoj të jetoj edhe 30 apo 40 vite të tjera! Mijëra besimtarë u mblodhën në manastirin e Dharamshalës

Fitues i Çmimit Nobel për Paqen në vitin 1989, në mërgim që nga viti 1959 në McLeod Ganj, rrëzë Himalajeve Indiane, Dalai Lama, festoi 90-vjetorin e lindjes. Mijëra besimtarë u mblodhën në manastirin e Dharamshala për t’u lutur për jetën e tij të gjatë.

Më 6 korrik, Dalai Lama, udhëheqësi shpirtëror i popullit tibetian, festoi ditëlindjen e tij të 90-të në McLeod Ganj, në rrëzë të Himalajeve indiane, ku ai ka jetuar në mërgim që nga viti 1959.

LEXO EDHE: Dalai Lama kërkon falje pas zemërimit që shkaktoi videoja ku ai i kërkon një fëmije të ‘thithë’ gjuhën e tij(VIDEO)!

Mijëra besimtarë u mblodhën në manastirin në Dharamshala për t’u lutur për jetën e tij të gjatë. I veshur me rrobën e tij tradicionale ngjyrë burgundy dhe shallin e verdhë, Tenzin Gyatso – emri i tij i lindjes – udhëhoqi festimet e besimtarëve, duke shprehur dëshirën e tij për të jetuar “edhe 30 deri në 40 vjet” për të vazhduar “t’u shërbyer Dharmës (mësimeve) dhe qenieve të ndjeshme të Budës”.

“Deri tani kam bërë më të mirën time dhe shpresoj të jetoj më shumë se 130 vjeç”, tha ai në ceremoni.

LEXO EDHE:Dalai Lama: “Pas vdekjes sime do të emërohet një pasardhës…”

I lindur më 6 korrik 1935 në një fshat bujqësor në Amdo, në verilindje të Tibetit, ai u njoh si rimishërimi i Dalai Lamës së 13-të në moshën dy vjeç. Në moshën 15 vjeç, pas pushtimit kinez të Tibetit në vitin 1950, ai mori pushtetin e plotë politik, por shtypja e kryengritjeve tibetiane në vitin 1959 e detyroi të ikte në Indi.

Që atëherë, Dharamshala është bërë zemra e qeverisë tibetiane në mërgim dhe një simbol i rezistencës kulturore dhe shpirtërore.