Rajoni

DASH: Kosova nuk ka respektuar të drejtat e njeriut

Sa i përket Kosovës, Departamenti amerikan i shtetit thotë se problemet kryesore të të drejtave të njeriut gjatë vitit 2017 ishin sulmet ndaj gazetarëve; dhuna kundër personave të zhvendosur; korrupsioni endemik i qeverisë; mungesa e pavarësisë së gjyqësorit, përfshirë dështimet e proceseve zbatimin selektiv të vendimeve. Raporti i përvitshëm i DASH thekson se qeveria ndërmori hapa për të ndjekur penalisht dhe për të ndëshkuar zyrtarët që kryen shkelje në shërbimet e sigurisë.