Bota

Dasma mbretërore, nis ceremonia e Princ Harry me Meghan

Momenti i madh erdhi, Britania po mbërthen vëmendjen e Botës me dasmën e vitit. Princi Harry martohet me aktoren amerikane, Meghan Markle. E veshur me një fustan më vlerë 100 mijë stërlina, Dukesha e ardhshme e Sussex-it (Saseks)-it, po i drejtohet altarit e shoqëruar nga vjehrri i saj, Princi Çarls.  Ceremonia kishtare zhvillohet në St.George’s Chapel (Sent Xhorxhis Çapëll), në Kështjellën e Windsor-it. 600 janë të ftuarit në Kishë, 200 prej të cilëve do të mund të marrin pjesë dhe në festën private në Frogmore House (Frogmor Hauz).