David Beckham po mendon seriozisht që të bëjë një udhëtim në hapësirë dhe këtë e ka konfirmuar “The Sun”.
Ish-futbollisti prej pak kohësh ka menduar për këtë projekt dhe nëse realizohet do të sigurohet që të bëjë edhe një gjuajte me top në hapësirë.
Kjo është diçka që ai ka dashur ta realizojë prej kohësh dhe fëmijët e tij janë shumë të emocionuar ndërsa sa i përket David, ky i fundit ndihet disi nervoz.
Kompania “Virgin Galactic” që merret më udhëtimet në hapësirë ka vendosur që të bëjë realitet këtë ëndërr të Beckham duke sponsorizuar projektin e tij. Mjafton vetëm një ‘po’ prej tij dhe David Beckham mund të jetë futbollisti i parë që udhëton në hapësirë.