Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se emigrimi kërkon një zgjidhje evropiane, duke mos lëshuar terren përballë sfidës së aleatëve të saj bavarezë që kërcënojnë koalicionin 3-mujor. Debati nisi pasi Merkel refuzoi planet e ministrit të Brendshëm, Horst Seehofer, për të kthyer mbrapsht emigrantët që janë regjistruar në vende të tjera evropiane. Kancelarja kërkon dy javë kohë që të bëjë marrëveshje me partnerët evropianë si Italia dhe Greqia.