Del në ankand në Lion të Francës kapelja ushtarake dycepëshe e Napoleon Bonapartit, që u arrit të shpëtohej nga fushëbeteja e Vaterlosë në vitin 1815. Kapelja, që del në ankand së shpejti, ishte blerë nga një koleksionist privat në vitin 1986, e pritet të shitet duke nisur nga 30 deri në 40 mijë euro.