Rajoni

Delawie: Korrupsioni në Kosovë ka rrënjë të thella, nuk mund të eleminohet në pak kohë

Ambasadori Amerikan, Greg Delawie tha se “Korrupsioni në Kosovë ka rrënjë të thella e nuk mund të eleminohet në pak kohë”. Diplomati i Uashingtonit në Prishtinë, foli në një tryezë të shoqërisë civile. Delawie theksoi se “Vullneti politik dhe përkrahja e Qeverisë janë më të rëndësishme se kurrë për të patur rezultate”. Ndërkaq, nuk e fshehu shqetësimin për ndikimin politik në sistemin e Drejtësisë. “Kosova ka të ardhme europiane, vetëm nëse gjykatat janë të pavarura e të pakorruptuara”, – deklaroi ambasadori Delawie