Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë Greg Delawie tha se përkushtimi i qeverisë së Kosovës për të profesionalizuar zyrtarët publikë është thelbësor për ta ruajtur besimin e qytetarëve të Kosovës. Ambasadori Delawie tha se është me rëndësi që institucionet e Kosovës të vazhdojnë trajnimet e policisë që të kenë standardet më të larta të kërkuara.