Politikë

Demokratët fakte të reja që tregojnë përfshirjen e Agron Xhafajt në trafikun e drogës

Edhe sot, nga Selia Blu vijuan denoncimet e eksponentëve demokratë ndaj Agron Xhafajt. Sipas tyre, “Vëllai i Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, vijon të jetë i përfshirë në trafik droge”.  Demokratët transmetuan dhe një regjistrim audio, që sipas tyre tregon përfshirjen e Agron Xhafajt në trafikun e drogës, edhe pas dënimit në Itali me 7 vjet burg.  Socialistët reaguan përmes Kreu i grupit socialist Taulant Balla, rreth këtyre pretendimeve dhe kërkuan të nisin hetimet e Prokurorisë, që të zbardhet e vërteta.