Politikë

Demokratët kundër koalicionit me LSI-në

Baza e Partisë Demokratike është kundër një koalicioni PD-LSI për zgedhjet e ardhshme. Gjatë Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokartike, Instituti i Studimeve Politike zhvilloi një anketim duke pyetur 180 delegatë. 54 % e delegatëve të Partisë Demokratike janë kundër një koalicioni zgjedhor 2019 dhe 2021 me LSI. Përqindja e atyre që janë pro këtij koalicioni është vetëm 37%.