Gjykata e Brukselit shpall fajtor për tentativë vrasjeje terroristin Salah Abdeslam. 4 policisë u plagosën në mars të 2016-ës, në aksionin për arrestimin e tij, në kryeqytetin belg. 28-vjeçari i lindur në Belgjikë e me origjinë marokene është i mbijetuari i vetëm i komandës që ndërmori atentatet e 13 Nëntorit 2015 në Paris ku humbën jetën 130 vetë.