Aktualitet

Deputetët socialistë në KiE, lobim për hapjen e negociatave me BE-në

Deputetët socialistë Ervin Bushati, Klotilda Bushka dhe Almira Xhembulla po zhvillojnë disa takime me deputetë të ndryshëm të shteteve përkatëse evropiane, gjatë pjesëmarrjes së tyre në parlamentin e Këshillit të Evropës. Deputetët po shfrytëzojnë këtë rast për të lobuar lidhur me hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.