Aktualitet

Deri në orën 13:00 marrin pjesë 23.2% e votuesve, pjesëmarrja në zgjedhje e ulët!

Deri në orën 13:00 kanë marrë pjesë 23.2% e votuesve nga raportimet që janë bërë nga 2639 nga 5213 QV në total. Deri tani kanë votuar 440.370 votues, nga 1.898.349 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara. Ndërkohë që sa i përket krahasimit me zgjedhjet e kaluara duhet thënë se në vitin 2021 deri në orën 13 kishin votuar rreth 32% në të gjitha qendrat e votimit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i përditëson të dhënat për pjesëmarrjen në zgjedhje çdo një orë në varësi të informacioneve që vijnë nga qendrat e votimit.

Ndërkohë për të ndjekur në kohë reale pjesëmarrjen dhe rezultatet në lidhje me zgjedhjet lokale që zhvillohen sot në Republikën e Shqipërisë mjafton të klikoni në këtë link.