Deri në orën 14:00 kanë marrë pjesë 26.6% e votuesve nga raportimet që janë bërë nga 2630 nga 5213 QV në total. Deri tani kanë votuar 503.733 votues, nga 1.890.788 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara. Ndërkohë që sa i përket krahasimit me zgjedhjet e kaluara duhet thënë se në vitin 2021 deri në orën 14 kishin votuar rreth 35.6% në të gjitha qendrat e votimit.
Një ndikim shumë të rëndësishëm në pjresëmarrjen e deritanishme ka pasur problematika me pajisjet e identifikimit elektronik PEI pasi një pjesë e qytetarëve u larguan pasi pritën në radhë.


Ndërkohë për të ndjekur në kohë reale pjesëmarrjen dhe rezultatet në lidhje me zgjedhjet lokale që zhvillohen sot në Republikën e Shqipërisë mjafton të klikoni në këtë link.