Sport

Deschamps rotacion në sfidën Francë-Danimarkë

Franca do të luajë me ndryshime ndeshjen e fundit në Grupin C ndaj Danimarkës. Meqënëse, skuadra e Didier Deschamps është e kualifikuar për në raundin tjetër pasi i ka fituar dy ndeshjet e para me Australinë dhe Perunë, trajneri do të bëjë rotacion në sfidën e nesërme me nordikët. Mësohet se në portë Mandanda pritet të marrë vendin e Hugo Lloris, ndërsa për herë të parë do të jenë Sidibe e Kimpembe në vend të mbrojtësit Pavard dhe qendërmbrojtësit Umtiti.