Një raketë 2.7 milionë dollarëshe e krijuar nga një sipërmarrës japonez shpërtheu pak minuta pasi u ngrit në ajër. Raketa pa pilot, MOMO-2 u testua rreth orës 5:30 të mëngjesit në Taiki, në jug të Hokkaidos. Përplasja e saj ishte goditje e madhe për sipërmarrësin që kërkonte të krijonte raketën e parë japoneze që do shkonte në hapësirë. MOMO e parë dështoi vitin e kaluar dhe e njëjta gjë ndodhi edhe me të dytën.