Një anomali po shkakton shqetësim në mesin e përdoruesve të telefonave Samsung pasi një përdorues tha se fotografitë e tij ishin dërguar tek e dashura pa dijeninë e tij. Problemi doli në Reddit, ku ai tregoi historinë e tij. “Celulari im S9+ i dërgoi të dashurës sime të gjitha fotografitë ndërkohë që isha duke fjetur. Pse duhet të ndodhë dicka e tillë?”, shkruajti ai. Ndërkohë Kompania Samsung në Australi konfirmoi nisjen e hetimit për këtë rast.