Celebrities Gossip Showbiz

Detaje të reja nga biografia e ish-kryeministres së Zelandës së Re, Jacinda Ardern!

Një biografi e ish-kryeministres së Zelandës së Re Jacinda Ardern pritet të publikohet në qershor 2025 duke dokumentuar periudhën kur politikania drejtoi vendin e saj. Ish-kryeministrja e Zelandës së Re ka bërë të ditur se libri i titulluar ‘Another kind of power’ është një libër thellësisht personal. Ardern shpreson se biografia e saj do të frymëzojë ata që aspirojnë të bëhen udhëheqës.

Për këdo që e ka pyetur veten ndonjëherë, unë me të vërtetë shpresoj se ka diçka në libër për ta. Kam shkruar për gjëra që nuk i kam ndarë më parë, por jam përpjekur gjithashtu të kap se si është të drejtosh, veçanërisht kur papritur e gjen veten në atë pozicion.

Rikujtojmë se Jacinda Ardern është martuar me partnerin e saj Clarke Gayford në një ceremoni të vogël private në North Island. Çifti kishte ndërmend të kurorëzonte lidhjen në martesë në vitin 2022, por e anuloi gjatë kufizimeve të rrepta COVID-19 që qeveria e Ardern vendosi në vend.

Ajo mbajti një fjalim pesë minutësh për të ftuarit në dasmën e saj. Çifti janë bashkë prej një dekade dhe kanë së bashku një vajzë 5-vjeçare, Neve. Ardern kishte veshur një fustan prej fildishi nga stilistja Juliette Hogan, e cila thuhet se është një mike e ngushtë e ish-kryeministrit dhe një vello të gjatë të mbështjellë në një model flokësh mjaft elegant. Këpucët e saj janë nga stilisti i Mount Maunganui Chaos and Harmony. Ajo mbante një buqetë me lule të bardha.