Showbiz

Detyrohet të anulojë koncertin, fansat irritohen me Cardi B

Fansat e Indianapolis kanë shprehur irritimin e tyre në rrjetin social Twitter menjëherë pasi u lajmëruan se koncerti i Cardi B do të anulohej.

Kjo ngjarje erdhi pasi siguria nuk ishte e mjaftueshme në sallë dhe kjo gjë rrezikonte këngëtaren. Shfaqja do të shtyhet në 11 shtator dhe të gjithë ata të cilët kanë blerë bileta do të mund t’i shfrytëzojnë në këtë datë.

Edhe pse reperja shprehu keqardhjen e saj duke theksuar se kjo ishte diçka e paparashikueshme, ndjesa e saj nuk arriti të zbusë zemërimin e publikut.