Lajmet e fundit

Dhuna në Angli, “The Times”: E lidhur me kriminelët shqiptarë të kokainës!

Prestigjozja britanike “The Times” shkruan për lidhjen e dhunës së vërejtur së fundmi nëpër qytetet angleze dhe kokainës së futur në Britani nga grupet kriminale shqiptare. Sipas “The Times”, kriminelët shqiptarë që kontrollojnë tregtinë e kokainës së pastër e kanë rritur praninë e tyre në Britani me afro 60 për qind në 3 vitet e fundit, duke nxitur një rritje të krimeve të dhunshme në vend.