Shefi i të drejtave të njeriut në OKB, dënoi ashpër Izraelin duke thënë se shteti hebre përdori një forcë krejtësisht të pabarabartë e të tepruar kundër protestuesve në Gaza, ku u vranë dhjetëra vetë. Përpara pjesëtarëve të një takimi të mbajtur me urgjencë në Gjenevë, ai deklaroi se pushtimi i izraelit ndaj këtij territori duhet të marrë fund. Ndërkaq Ambasadori i Izraelit në OKB mbështet idenë se militantët islamikë i vendosën qëllimisht protestuesit në pozicione dëmtuese për ta.