Bota

Dhunë në Gaza në prag të hapjes së ambasadës amerikane në Jerusalem

Shpërthen dhuna në prag të inaugurimit të Ambasadës Amerikane në Jeruzalem. Ushtria izraelite vrau sot të paktën 18 palestinezë në Gaza, ndërsa raportohen 600 të lënduar. Ata protestuan kundër transferimit të Selisë Diplomatike të Uashingtonit, nga Tel Avivi në Jeruzalem. Një delegacion i Shteteve të Bashkuara ndodhet në qytetin e kontestuar. Në përbërje të tij janë vajza dhe dhëndri i Presidentit Trump, i cili do të flasë përmes një video-konference.  Gjithashtu, marrin pjesë Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin dhe zv.Sekretari i Shtetit, John Sullivan.