Në Mitrovicën e Veriut me shumicë serbe, policia arrestoi gjashtë persona pasi dyshohet se janë përshirë në një përleshje e cila që ka ndodhur në rrugën “Kral Petri”, para kafenesë “Tre sheshira”. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se pas ndërhyrjes se njësisë patrulluese për të ndaluar rrahjen e një personi, grupi i dhunuesve fillimisht ofendoi e më pas sulmoi zyrtarët policorë. Tre prej tyre u trajtuan nga mjekët.
Më datë 25.02.2025 policia ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për veprën penale ‘Sulm ndaj personit zyrtar’. Te dyshuarit Alkool test: N.N. – 24 vjeçar 1.59 për qind, N.N. – 26 vjeçar 1.62 për qind, A.B. – 28 vjeçar 1.50 për qind, A.B. – 30 vjeçar 1.57 për qind, I.R. – 24 vjeçar 1.21 për qind, B.D. – 19 vjeçar 1.84 për qind”, thuhet në njoftim.
Policia sqaron më andej se kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ku të dyshuarit pasi janë arrestuar janë sjellë në stacion policor ku ju është bërë matja me alkool test dhe kanë rezultuar se janë nën ndikim të alkoolit me përqindje si më lartë.
Gjithashtu të gjithë të dyshuarit kanë marrë ndihmë mjekësore pasi kanë pësuar lëndime gjatë sherrit.
Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku gashtë të dyshuarve me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.