Këngëtari i super hiteve, Sean Paul së fundmi ka shprehur se ka humbur miliona gjatë pandemisë së COVID-19, sepse nuk pati mundësi për të shkuar në turne për gati 2 vjet.
Kam humbur shumë para, sepse udhëtoj më shumë se 6 muaj të vitit. Të gjitha këto vijnë nga turneu, por njëkohësisht kam shpenzuar edhe para për bamirësi.

Ai tha se qëndroi në shtëpi gjatë pandemisë, pavarësisht humbjes së madhe të parave.
Ndonjëherë ju duhet të bëni një pushim .. Çdo e keqe e ka një të mirë, kështu që unë kam shijuar kohën me familjen dhe kam shijuar kohën shtesë që më është dhënë në studio. Pjesa më e bezdisshme është kur fëmijët duan të dalin dhe të luajnë, ndërsa ti nuk je në atë atmosferë… Me gruan time, bisedat shtesë mund të jenë të bezdisshme. Kam nevojë për kohë të qetë, ka një kohë që duhet të flasim me Zotin, me veten.

Sidoqoftë, gjatë kohës së pandemisë Sean Paul ka patur kohë për të punuar për albumin e tij të ri, “Scorcha”, i cili do të dalë në shkurt. Rikujtojmë se artisti xhamajkan është një nga këngëtarët më të suksesshëm në industrinë muzikore. Projektet e tij muzikore numërojnë miliona klikime.