Të papriturat në shtëpinë e “Big Brother VIP” nuk kanë fund. Kësaj here në qendër të vëmendjes janë sërish Fifi dhe Graniti. Para disa ditësh bukuroshi kosovar, Graniti, na befasoi duke treguar se kishte një lidhje pezull jashtë shtëpisë së madhe. Këtë gjë ai ia shprehu Fifit, me të cilën që në fillim të programit kishte shumë flirte e një situatë të komplikuar sa madje menduam se e gjitha do të përfundonte në një lidhje.
E tashmë, teksa u duk se marrëdhënia mes tyre është ftohur dhe se ata janë distancuar me njëri-tjetrin, një gjë të tillë e tha dhe Fifi gjatë spektalit live ditën e premte. Ajo tha se Graniti është i lirë të bashkëveprojë dhe me banorët e tjerë dhe se ajo nuk do të dërhynte më që ‘ta mbyste’.
Edhe pse ata pohuan se janë vetë miq, dyshja vazhdojnë që të ngacmohen me njëri-tjetrin. E tillë ishte dhe kjo skenë, ku Graniti ka marrë përqafime dhe disa puthje në qafë nga Fifi dhe ai i ka thënë asaj disa fjalë të ngrohta.
A je shpirti im? Të kam shpirt!
https://www.instagram.com/p/CWBtd7nFIfq/
Rikujtojmë se, një dyshe që në fillim nuk i patën punët fare mirë ishte Fifi dhe Semi. Fillimisht vajzat nisën ‘konfliktin’ mes tyre pas xhelozisë që Fifi tregonte ndaj Semit për shkak të Granitit. Një debat shumë i madh mes tyre ndodhi dhe kur Fifi ‘vërdallisej’ nëpër shtëpi me shkop në dorë dhe Semi u ndje e frikësuar nga veprimet e saj.
Pas kësaj, gjërat mes tyre duket se janë përmirësuar dhe dyshja ka filluar të qëndrojnë me njëra-tjetrën. Pak më parë, Fifi në një bisedë me Granitin ka treguar se para se të hynin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ato i kanë bërë bllok njëra-tjetrës në Instagram. Mirëpo, me një kontroll të shpejt, mund të kuptoni se ato jo që nuk e kanë bërë bllok njëra-tjetrën, por edhe vazhdojnë të ndiqen.