Aktualitet

Dita e 56 e protestës, qytetarët mblidhen poshtë zyrës së Ramës: Kërkojmë dorëheqjen e qeverisë

Dita e sotme shënon protestën e 56-të në Bulevard.

Protestuesit janë mbledhur edhe këtë mbrëmje poshtë zyrës së Edi Ramës, me thirrjet për dorëheqje dhe qeveri teknike.

Grumbullimi ka nisur si do ditë në sheshin Skënderbej e më pas marshimi ka vijuar në Bulevard, para Kryeministrisë, ku tubuesit kanë nisur me fjalimet në podiumin e improvizuar.