Politikë

Rama hyn në Kuvend, deputetët e PD e presin me thirrjet: Rama, jep dorëheqjen!

Kryeministri Edi Rama i është bashkuar mesditën e sotme seancës plenare në Kuvend, mes tensioneve politike dhe protestës që po zhvillohet jashtë godinës së Parlamentit.

Me hyrjen e kreut të qeverisë në sallë, deputetët e Partisë Demokratike dolën përpara foltores dhe e pritën me këngën dhe thirrjet: “Rama, jep dorëheqjen!”

Momenti ka shtuar tensionet në sallën e Kuvendit, ku opozita vijon të kundërshtojë zhvillimin normal të seancës, ndërsa mazhoranca po përpiqet të vijojë rendin e ditës.