Ish-mesfushori Ditmar Haman është befasuar nga dobësia e skuadrës së Bajernit dhe vendos gishtin në “plagë”.
Në “Sky Austria” ai thotë: “Keq. Paraqitje e keqe mbi 90 minuta! Sëlltik ishte më i mirë në pjesën e parë. Më pas pati një seri prej dy-tri gabimesh në mbrojtjen e bavarezëve dhe më pas skocezët bënë 0-1. Vetëm një skuadër luajti futboll gjatë 90 minutave dhe ata ishin me ngjyrë jeshile e zi. Ishte Sëlltiku. Nga ana tjetër, Bajerni e zhvendosi përgjegjësinë përpara dhe mbrapa. Ata luanin në mënyrë statike, pa lëvizje, pa gëzim në lojë, pa zgjuarsi. Ata patën një ose dy raste, por nuk e kishe kurrë ndjenjën se do të shënonin gol. Në fund, Dejvis fut topin brenda. Shumë i lumtur sepse duhet të thuash mjaft qartë se Sëlltik ishte ekipi më i mirë gjatë 95 minutave”.
LEXO EDHE: LIGA E KAMPIONEVE/ Short “ferri” në fazën e 1/8-ave, derbi Real-Atletiko dhe PSG-Liverpul. Inter, Barcelona dhe Bajern mësojnë kundërshtarët
Haman kritikon gjithashtu politikën e personelit dhe transferimeve të skuadrës së Mynihut, të cilët së fundi kanë zgjatur kontratat me Xhamal Musiala dhe Alfonso Dejvis dhe janë gati të vazhdojnë kontratën me Joshua Kimish. Musiala tani pritet të fitojë më shumë se 20 milionë euro në vit, Dejvis rreth 15 milionë euro plus bonuse.
Haman shton: “Sigurisht që duhet të mendoni për të gjithë këtë periudhë transferimi. Po flasim për kontrata me shuma qesharake. 20 milionë këtu, 25 milionë atje. Ju duhet të pyesni veten nëse këta lojtarë ia vlejnë. Musiala tani është bërë fituesi më i lartë. Sigurisht që nuk mund ta gjykoni vetëm për ndeshjen e fundit, por ai nuk ka luajtur mirë në javët dhe muajt e fundit. Dejvis hyri në fushë dhe bëri diferencën, po. Ata duan të zgjasin kontratën e Kimish. Ju duhet të shikoni. Ku është ekipi në krahasim me ekipet e tjera të Evropës? Jeni në top pesë apo gjashtë? Nuk besoj! Por ata paguhen kështu. Kjo është diçka që klubi duhet ta shikojë. Ju paguani këto rroga, por nuk keni lojtar nëse numri nëntë zëvendësohet. Sigurisht që nuk mund të jetë kështu”.
Ditmar gjithashtu nuk u pajtua me disa nga deklaratat e bëra nga yjet e Bajernit pas paraqitjes së tyre kundër skocezëve. Në lidhje me vlerësimin e Manuel Nojerit për ndeshjen, ai tha: “Nëse ai thotë se Sëlltik nuk ishte ekipi më i mirë, atëherë thjesht nuk ka të drejtë. Ata ishin ekipi më i mirë në pjesën e parë dhe pësuan golin në in extrem. Jam kurioz të dëgjoj se çfarë ka për të thënë menaxhmenti sportiv. Së fundmi, ata u larguan nga fusha me vetëm me një sy të zi, njësoj si të shtunën. Por kjo nuk do të zgjasë shumë. Nëse vazhdojnë kështu, do eliminohen në Champions”, e mbylli Haman.