Celebrities Gossip Showbiz

“Do t’u kthehen në shtëpitë e tyre…”, kërcënimet e fansave për fëmijët e tij, flet i lënduar Qetsor Ferrunaj!

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Qetsor Ferrunaj ka qenë i ftuar ditën e sotme në “Se luan topi” dhe ka folur rreth familjes, jetës së tij dhe sigurisht pjesëmarrjes në “BBV2”. Qetsori tregoi habinë dhe indinjatën ndaj komenteve drejtuar fëmijëve të tij, të cilët e kanë surprizuar të atin në një nga netët e spektaklit të “BBV”.

M’i kanë sharë shumë fëmijët. Fansat kanë qenë shumë të përfshirë në ofendime dhe na kanë lënduar. Fëmijët të paktën, nuk u kanë bërë asgjë. Ato që kanë nxjerrë nga goja dhe i kanë shkruar, besoj se do t’u kthehen në shtëpitë e tyre.

Vërtet ndihem i lënduar sepse ofendimet kundrejt fëmijëve janë të rënda. Janë të paarsyeshme në radhë të parë. Në radhë të dytë, janë shumë të rënda. Një prind i përjeton shumë rëndë…

I pyetur se çfarë kritikash mori nga bashkëshorja për këtë pjesëmarrje ai u shpreh se nuk i kishte pëlqyer larja nudo në dush, të cilën Qetsori e bëri ditën e parë që hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.