Radhë të gjata makinash në doganën e Morinit në Kukës, shkak janë punimet për sportelet e reja. Pritjet e automjeteve të vogla zgjasin deri në një orë apo edhe më shumë, ndërsa në radhë janë edhe kamionë. Edhe pse po punohet me kapacitet të plotë, me 5 sportele, vargu është kilometrik për shkak të fluksit të automjeteve që janë nisur nga Kosova për në Shqipëri për të kaluar fundjavën.