Donald Trump lëshoi një seri mesazhesh të zemëruara në “Twitter” duke kritikuar aleatët e afërt të SHBA-ve. Trump tha se “Amerika paguan thuajse të gjithë kostot e NATO-s, për të ndihmuar në mbrojtjen e vendeve”, që sipas tij, “Grabisin SHBA-të në tregëti”. Shefi i Shtëpisë së Bardhë sulmoi Kryeministrin Kanadez, të cilin e cilësoi “Të pandershëm e të dobët”. Kritikat e fundit vijnë pas luftës së fjalëve që pasoi samitin e G7-ës në të cilin Trump tërhoqi firmën nga dokumenti i përbashkët.