Bota

Donald Trump, letra kërcënuese aleatëve të NATO-s

Presidenti amerikan, Donald Trump i ka dërguar letra liderëve të vendeve aleate të NATO-s, duke kërkuar rritjen e shpenzimeve të tyre për mbrojtjen. Trump ka kërcënuar se do të rishohë praninë ushtarake globale të SHBA nëse ata nuk e bëjnë këtë, thuhet në një raport të “The New York Times”. Sipas gazetës, letrat janë dërguar muajin e kaluar dhe janë në kohë për samitin e NATO-s që do të mbahet në Belgjikë, javën e ardhshme. Letra më kritikuese është për kancelaren Angela Merkel.