Bota

Donald Trump ndërron modelin e tij të flokëve dhe bëhet viral…

Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump, tërhoqi shumë vëmendje në rrjet për shkak të pamjes së tij të re gjatë vizitës në klubin ndërkombëtar të golfit Trump në Palm Beach, Florida. Gjatë daljes publike, ai u pa me një këmishë të bardhë golfi dhe pantallona të zeza, teksa vëmendje të veçantë tërhoqi modeli i flokëve poshtë kapelës.

Trump u shfaq i qetë teksa iu afrua vizitorëve, i përshëndeti ngrohtësisht dhe i pyeti nëse po e shijonin kohën në fushën e golfit. Në videon e publikuar në platformën X, ai shihet duke mbajtur një kapele të kuqe në dorë teksa flet me turmën.

“A po kënaqeni të gjithë këtu?”, pyeti Trump dhe më pas shtoi duke buzëqeshur “a janë të gjithë republikanë këtu?”. Kjo video ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku përdoruesit kanë komentuar pamjen e tij të re, ndryshe nga paraqitjet e tij deri më tani.