Një pastiçeri në Danimarkë ka gjetur një mënyrë origjinale për t’iu përgjigjur deklaratave të Donald Trump për Groenlandën, duke e kthyer atë në një ëmbëlsirë. Pastiçeria “Kjer’s Brod” në Kopenhagë po shet një version satirik të ëmbëlsirës tradicionale daneze “kvaje kage” (torta e budallait), ku në vend të formës klasike të bretkosës është përdorur fytyra e presidentit amerikan. Çmimi i secilës ëmbëlsirë është rreth 3.30 dollarë.

Bashkëpronari i pastiçerisë, Peter Kjer, tha se: “Torta Trump shkoi më larg nga sa e kishim menduar”, duke shtuar se reagimi ka qenë pozitiv. “Për fat të mirë, edhe atje e kanë marrë me sportivitet. Ëmbëlsira u krijua thjesht si reagim ndaj fjalëve të Trump për Groenlandën”-u shpreh ai.